Barcelona fiton, por humb elementin e rëndësishëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dani Olmo ishte shqetësimi i madh i Barcelonës pas fitores 3-0 ndaj Osasunës.

Mesfushori u dëmtua që në pjesën e parë të ndeshjes, menjëherë pas golit që shënoi nga penalltia, shkruan A2.

Sipas mediave spanjolle, Olmo mund të qëndrojë jashtë fushës së blertë për dy javë. Kështu, ai nuk do të luajë ndaj Girona dhe Betis në kampionat. Po ashtu, as në sfidën e kthimit me Atletico Madrid për gjysmëfinalen e Kupës.

Sipas parashikimeve, Olmo do të ishte i gatshëm për ndeshjen e parë ndaj Borussia Dortmund, të vlefshme për çerekfinalet e Champions League.

Share This Article