Kuvendi i Kosovës, dështon sërish zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Albulena Haxhiu dështoi te zgjidhet sërish kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ajo mori 57 vota pro, ndërsa kundër ishin 46 vota, partitë PDK, LDK dhe AAK.

Ndërsa abstenuan tre deputetë të Nismës.

Ndërkohë, Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë që nuk e votojnë Albulena Haxhiun si kryetare të parlamentit.

Lumir Abdixhiku ka thënë se nëse këto ditë nuk ka pasur marrëveshje politike, seanca do të jetë e kotë.

“Është e pakuptimtë që një parti që ka 48 deputetë nuk mund të sigurojë votat”, ka thënë ai.

“Për LDK-në është e qartë se me këtë gjuhë nuk ka kompromis. Jemi të qartë, për më tepër bindjet tona se partia e parë duhet të ofrojë një kandidat konsensual jo një që lexon skriptat partiake. Ne nuk kemi kandidat konsensual sepse nuk jemi në tavolinë të diskutimit. Ata që janë të gatshëm për kompromis, le të ulën të diskutojnë” ka thënë Abdixhiku.

Share This Article