Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht sërish pasi në raport me javën që lamë pas është blerë sot me 87.2 lekë dhe është shitur me 88.4 lekë duke regjistruar zbritje të kuotës.
Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane vijon e qëndrueshme edhe këtë fillim jave teksa është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 97.8 lekë dhe është shitur me 98.6 lekë.
Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar rritje të vlerës këtë fillim jave pasi në raport me javën e shkuar është blerë sot me 104 lekë dhe është shitur me 105.2 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Puandi britanik është forcuar këtë mëngjes duke u blerë sot me 115.8 lekë dhe duke u shitur me 117.2 lekë krahasuar me javën e shkuar.