ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi 1 minute ago
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev 25 minutes ago
Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona 35 minutes ago
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale 2 hours ago
Britania nis javën tjetër fluturimet e para për kthimin e emigrantëve klandestinë në Francë 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Senati kalon planin e Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë, në vlerën e 9 miliardë dollarë

albnews by albnews
17 July, 2025
in Bota
0
Senati kalon planin e Trumpit për shkurtimin e ndihmave amerikane në botë, në vlerën e 9 miliardë dollarë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Senati i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar të enjten planin e presidentit Donald Trump për shkurtime në vlerë 9 miliardë dollarë në financimin e ndihmave amerikane në botë dhe transmetuesve publikë, duke i dhënë presidentit republikan një tjetër fitore.

Me 51 vota pro dhe 48 kundër senatorët e kaluan kërkesën e Trumpit për të shkurtime në vlerë prej 9 miliardë dollarësh nga shpenzimet tashmë të miratuara nga Kongresi.

RelatedPosts

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

Policia në Gjermani kap 400 kg drogë në portin e Hamburgut, vlera 17 milionë euro

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Shumica e shkurtimeve janë për programe që ndihmojnë vendet e huaja për t’i luftuar sëmundjet, luftërat dhe fatkeqësitë natyrore, por plani gjithashtu ndalon plotësisht 1.1 miliardë dollarët që Korporata për Transmetimet Publike do t’i merrte gjatë dy vjetëve të ardhshme.

Trump dhe shumë nga republikanët e tjerë argumentojnë se shpenzimet për transmetimet publike janë të panevojshme dhe e kritikojnë mbulimin e lajmeve të tyre si të njëanshëm.

Paketa të veçanta për anulime të fondeve nuk kanë kaluar prej dekadash, pasi ligjvënësit kanë hezituar ta dorëzojnë kontrollin kushtetues mbi shpenzimet. Por, republikanët e Trumpit, të cilët kanë shumicë të ngushtë në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve, kanë treguar pak dëshirë për t’i kundërshtuar politikat e tij që nga fillimi i mandatit të dytë në janar.

Nëntë miliardë dollarët në fjalë përfaqësojnë një shumë goxha të vogël në krahasim me buxhetin federal prej 6.8 trilionë dollarësh, dhe janë vetëm një pjesë e vogël e fondeve të miratuara nga Kongresi që administrata Trump ka mbajtur pezull teksa synon shkurtime të mëdha, shumë prej të cilave të urdhëruara nga Departamenti për Efikasitetin Qeveritar (DOGE) i drejtuar nga miliarderi Elon Musk.https://zeri.info/inarticle.html

Sipas ligjvënësve demokratë, deri në mesin e qershorit, Trump kishte bllokuar 425 miliardë dollarë financime të miratuara më parë nga Kongresi.

Megjithatë, Trump dhe mbështetësit e tij kanë premtuar më shumë kërkesa për “anulim fondesh”, në përpjekje për ta tkurrur qeverinë federale.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi legjislacionin për anulimin e fondeve muajin e kaluar me 214 vota pro dhe 212 kundër, pa ndryshuar kërkesën e Trumpit. Katër republikanë iu bashkuan 208 demokratëve për të votuar kundër.

Por, pasi disa senatorë republikanë shprehën shqetësim për shkurtimet në programet globale shëndetësore, drejtori i Zyrës për Menaxhimin dhe Buxhetin, Russell Vought, tha të martën se PEPFAR, një program global për luftën kundër HIV/AIDS-it i nisur në vitin 2003 nga Presidenti George Ë. Bush, do të përjashtohej nga shkurtimet.

Ky ndryshim e uli shumën e shkurtimeve nga 9.4 miliardë në 9 miliardë dollarë, gjë që kërkon një votim tjetër në Dhomën e Përfaqësuesve para se masa të dërgohet në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrimin e Trumpit.

Anulimet e fondeve duhet të miratohen deri të premten. Përndryshe, kërkesa do të skadojë dhe Shtëpia e Bardhë do të detyrohet të ndjekë planet e shpenzimeve të miratuara nga Kongresi.

Dy nga 53 senatorët republikanë – Lisa Murkowski nga Alaska dhe Susan Collins nga Maine – iu bashkuan demokratëve në votimin kundër legjislacionit.

“Nuk ke pse të shkatërrosh të gjithë Korporatën për Transmetimet Publike”, tha Murkowski në një fjalim në Senat.

Ajo shtoi se administrata Trump nuk kishte dhënë garanci që lufta kundër sëmundjeve si malaria dhe poliomieliti në mbarë botën do të vazhdojë. Mbi të gjitha, Murkowski tha se Kongresi duhet të ruajë rolin e tij në vendosjen e mënyrës se si shpenzohen fondet federale. /REL

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

14 September, 2025
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

14 September, 2025
Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

14 September, 2025
Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result