Shqipëria po fitoi gjithnjë e më shumë vëmendje si një nga vendet më të përshtatshme për nomadët digjitalë në mbarë botën.
Sipas raportit “Albania Digital Nomad 2025” të publikuar nga Global Citizen Solutions, vendi ynë renditet i 31-ti në listën globale me një vlerësim prej 77.59 pikësh, ndërkohë që Tirana cilësohet si një nga 10 destinacionet më tërheqëse në Europë për këtë komunitet të ri pune.
Ky pozicionim favorizues lidhet me faktorë të ndryshëm si interneti me shpejtësi të mirë, kostot e përballueshme të jetesës, cilësia e shërbimeve dhe lehtësirat që ofrohen për pajisjen me vizë, në rastet kur ajo është e nevojshme.
Nomadët digjitalë janë profesionistë që punojnë në mënyrë të pavarur nga vendndodhja fizike, duke e kryer punën përmes internetit.
Ata shpesh udhëtojnë dhe zgjedhin të jetojnë përkohësisht në vende të ndryshme, duke kërkuar destinacione që ofrojnë balancë mes kushteve të jetesës dhe efikasitetit në punë, një kategori për të cilën Shqipëria po rezulton gjithnjë e më tërheqëse.