Pas publikimit të emrave të përzgjedhur në konkursin e shpallur 402/2019 për punësimin e 23 administratorëve në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive, Lëvizja BESA kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij konkursi, për arsye se është keqpërdor identiteti nacional dhe në vend se të zgjidhen kandidat shqiptarë ashtu siç është e theksuar në konkurs janë zgjedhur kandidatë maqedonas p.sh:
Ndihmës udhëheqës sektori për ndryshime është zgjedhur Gordana Saviq – shqiptare;
Bashkëpunëtor i ri për ndryshime është zgjedhur Eva Ivanovska Taushanova – shqiptare;
Bashkëpunëtor i ri për digjitalizim është zgjedhur Ratko Avramovski – shqiptar;
Referent sporteli është zgjedhur Irena Jovanovska – shqiptare;
Referent GIS sistemi është zgjedhur Katerina Filipovska – shqiptare;
Referent sporteli është zgjedhur Ljupço Çutrevski – shqiptar
Referent për ndryshime është zgjedhur Simona Markovska edhe kjo si shqiptare.
Çka është edhe më skandaloze nuk janë zgjedh kandidatët për njësitë Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe këshilltar shtetëror për çështje financiare që ju takojnë shqiptarëve.
Kjo edhe njëherë dëshmon paaftësinë e BDI-së kundrejt LSDM-së dhe rolin e tyre vasal, si dhe argumenton kërkesën e Lëvizjes BESA për futjen e grafës etnike në dokumentet identifikuese.