ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Farage ndryshon premtimin “dyjavor” për emigrantët që vijnë me anije të vogla (video) 1 minute ago
Ndryshime në qeverinë britanike pas dorëheqjes së Angela Rayner, Starmer zbulon grupin e parë të ministrave të rinj 43 minutes ago
U dorëhoq pas skandalit të taksave/ Nga mëmësia në moshën 16-vjeçare tek djali i sëmurë, jeta e ndërlikuar e Angela Rayner, si e dëmtoi imazhin e saj 3 hours ago
Kur frika u përhap si një virus: Misteri i “Grande Peur” në Revolucionin Francez 3 hours ago
Pesë favoritët për të fituar Kupën e Botës 2026 – Argjentina nuk gjendet në tri vendet e para 3 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Dronët dhe AI tronditin rendin global të industrisë së mbrojtjes

albnews by albnews
4 September, 2025
in Bota
0
Dronët dhe AI tronditin rendin global të industrisë së mbrojtjes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Dronët autonomë që fluturojnë krah avionëve luftarakë të pilotuar nuk janë më ide shkencore, por realitet në testim.

Dhe ata nuk janë zhvilluar nga emra klasikë si Boeing apo Lockheed Martin.

RelatedPosts

Kur frika u përhap si një virus: Misteri i “Grande Peur” në Revolucionin Francez

Regjisori dhe pedagogu britanik i teatrit humbën jetën në aksidentin në Lisbonë

Krimea, vendi ku lindi fotografia e luftës

Dronët e rinj të quajtur YFQ-44 dhe YFQ-42 janë produkt i kompanive më pak të njohura si Anduril Industries dhe General Atomics, të cilat po sfidojnë direkt dominimin e korporatave tradicionale në mbrojtje.

Ky përmbysje nuk është vetëm teknologjike, por edhe ekonomike.

Për herë të parë, firmat e reja teknologjike si Anduril, Palantir dhe Kratos Defense po hyjnë në listën e 100 firmave më të mëdha të mbrojtjes në botë, ndërsa të ardhurat e tyre po rriten me ritme të dyfishta.

Në vitin 2024, vetëm Anduril raportoi një rritje të konsiderueshme, duke u pozicionuar për herë të parë në Top 100.

Rritja e përdorimit të dronëve dhe inteligjencës artificiale në konfliktet reale – si në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme – po detyron ushtritë anembanë botës të ndryshojnë strategjitë.

Nga dronët e vegjël të Ukrainës që ndjekin objektiva me algoritme, te flotat e automatizuara të Rusisë dhe mjetet nënujore të zhvilluara nga SHBA-të, natyra e luftës ka hyrë në një epokë të re.

Ndërkohë, industria tradicionale nuk ka mbetur jashtë. Emra të mëdhenj si Lockheed Martin dhe Northrop Grumman vazhdojnë të mbajnë pozitat e para në listë, por presioni për të përshtatur teknologjinë është më i lartë se kurrë. Boeing, dikur në vend të dytë, ka rënë në vendin e shtatë, përballë krizave dhe konkurrencës në rritje.

Përveç SHBA-ve, edhe shtete të tjera si Gjermania, Izraeli dhe Mbretëria e Bashkuar po rritin ndjeshëm investimet në teknologji ushtarake.

Gjermania, përmes Rheinmetall, po ndërton fabrika të reja municionesh; Izraeli po forcon sistemet si Iron Dome; ndërsa BAE në Britani ka kaluar Boeing në renditje falë projekteve të avancuara detare dhe ajrore.

Në këtë peizazh të ri, software është bërë po aq i rëndësishëm sa hardware. Siç e tha drejtuesi i Anduril: “Fizika e fushëbetejës ka ndryshuar përgjithmonë. Për të projektuar fuqi, duhet shumë kapacitet kompjuterik i mbështetur në AI dhe sisteme autonome”.

Lufta e së ardhmes nuk do të fitohet vetëm me tanke apo avionë të mëdhenj, por me algoritme, sensore dhe dronë të mençur që reagojnë më shpejt se çdo komandant.

Dhe industria po përshtatet – ose po mbetet pas.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Farage ndryshon premtimin “dyjavor” për emigrantët  që vijnë me anije të vogla (video)

Farage ndryshon premtimin “dyjavor” për emigrantët që vijnë me anije të vogla (video)

6 September, 2025
Ndryshime në qeverinë britanike pas dorëheqjes së Angela Rayner, Starmer zbulon grupin e parë të ministrave të rinj

Ndryshime në qeverinë britanike pas dorëheqjes së Angela Rayner, Starmer zbulon grupin e parë të ministrave të rinj

6 September, 2025
U dorëhoq pas skandalit të taksave/ Nga mëmësia në moshën 16-vjeçare tek djali i sëmurë, jeta e ndërlikuar e Angela Rayner, si e dëmtoi imazhin e saj

U dorëhoq pas skandalit të taksave/ Nga mëmësia në moshën 16-vjeçare tek djali i sëmurë, jeta e ndërlikuar e Angela Rayner, si e dëmtoi imazhin e saj

6 September, 2025
Kur frika u përhap si një virus: Misteri i “Grande Peur” në Revolucionin Francez

Kur frika u përhap si një virus: Misteri i “Grande Peur” në Revolucionin Francez

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result