Situata në Bashkinë e Vlorës këtë mëngjes vijon e qetë. Punonjësit në heshtje dhe qetësi futen në brendësi të institucionit për të vazhduar detyrën, pavarësisht se nuk është kryetari.
Ndërkohë, dera qëndron e mbyllur dhe një roje sigurie merret me çdo qytetar apo person që do të futet në brendësi të institucionit.
Ndërkohë që ka më dhjetëra qytetarë që shkojnë edhe sot për shërbime.
Zyra ku qëndronte Dredha sot është me drita të ndezura, por pa kryetarë.