ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës 3 minutes ago
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç 5 minutes ago
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez 5 minutes ago
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT 7 minutes ago
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë 7 minutes ago
Next
Prev
Home Kosova

Angli/ Vranë 23-vjeçarin shqiptar dhe shokun e tij, dënohen me 189 vite burg 5 autorët! Mes tyre edhe një i ri nga Kosova

albnews by albnews
27 September, 2025
in Kosova, UK
0
Angli/ Vranë 23-vjeçarin shqiptar dhe shokun e tij, dënohen me 189 vite burg 5 autorët! Mes tyre edhe një i ri nga Kosova
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pesë persona janë dënuar me një total prej 189 vitesh burg, pasi u shpallën fajtorë për vrasjen e dy të rinjve, përfshirë shqiptarin Klevi Shekaj, dhe përpjekjen për të vrarë një tjetër person në Archway, Londër, në vitin 2023.

Sipas Metropolitan Police, të dënuarit janë: Lorik Lupqi, 21 vjeç, nga St John’s Way, N19; Abel Chunda, 29 vjeç, nga Caldy Walk, N1; Jason Furtado, 28 vjeç, nga Halton Road, N1; Eden Clark, 29 vjeç, nga Huddleston Road, N7; Xavier Poponne, 21 vjeç, nga Halton Road, Islington, N1.

RelatedPosts

Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

Slot dhe gjesti i jashtëzakonshëm i Liverpool: Familja e Jota-s paguhet rregullisht, edhe pse vuajmë jeta vazhdon!

Ata u paraqitën në Gjykatën e Lartë të Old Bailey më 26 shtator, pas një procesi 15-javor, ku u shpallën fajtorë për vrasje të dyfishtë dhe tentativë vrasjeje.

Dy viktimat ishin: Leonardo Reid, vetëm 15 vjeç, dhe Klevi Shekaj, 23 vjeç, shtetas shqiptar.

Ngjarja ndodhi më 29 qershor 2023, kur grupi i të dënuarve sulmoi një turmë të rinjsh që ishin mbledhur në një lagje të Londrës për të xhiruar një videoklip muzikor. Sipas policisë, Leonardo dhe Klevi nuk kishin asnjë lidhje me grupet kriminale, por u sulmuan gabimisht pasi u ngatërruan me rivalë të bandës së të dënuarve.

Leonardo u vra në vendin e ngjarjes, ndërsa Klevi ndërroi jetë në spital nga plagët e marra me thikë. Edhe një tjetër person mbeti rëndë i plagosur nga sulmi.

Lorik Lupqi, një anëtar bande nga Islington, ishte nismëtari i sulmit. Ai kishte parë mbledhjen dhe shkroi mesazh: “opps (rivalët) janë jashtë”. Pasi koordinuan përmes më shumë se 50 thirrjeve telefonike në dy orë, pesëshja u shfaq në vendngjarje dhe kreu sulmin.

Pas ngjarjes, Lupqi u arratis në mënyrë të paligjshme në Kosovë. Ai u ekstradua në Britani në nëntor 2024, me ndihmën e autoriteteve kosovare dhe NCA-së britanike.

Poponne, një tjetër nga autorët, u kap me tekstet e një kënge “drill” ku përshkruante detaje të sulmit që vetëm autorët mund t’i dinin. Ai gjithashtu ndryshoi emrin në rrjete sociale në “X3”, duke iu referuar numrit të viktimave të goditura me thikë.

Të gjithë të pandehurit u dënuan me burgim të përjetshëm, me periudha minimale që duhet të vuajnë para se të mund të kërkojnë lirimin me kusht:

Lorik Lupqi – minimum 39 vite;

Eden Clark dhe Abel Chunda – minimum 38 vite secili;qwa

Jason Furtado – minimum 37 vite;

Xavier Poponne – minimum 37 vite, gjithashtu u dënua për posedim droge dhe armësh të ftohta.

Në gjykatë, nënat e viktimave ndanë dhimbjen e tyre.

Nëna e Klevi Shekajt tha: “Asnjë dënim nuk mund ta kthejë djalin tim, por një vendim i drejtë ndoshta do të shërbejë si paralajmërim për të tjerët. Ai më tha se do të vinte në shtëpi për pesë minuta… në vend të kësaj, policia erdhi në derë me një lajm që më ndryshoi jetën përgjithmonë.”

Nëna e Leonardos u shpreh: “Leo ishte një djalë i mrekullueshëm, i mençur dhe plot jetë. Vrasja e tij ka qenë një akt i ftohtë, i pamëshirshëm. Asnjë numër vitesh nuk e shlyen këtë krim.”

Hetuesi kryesor, Detektiv Jim Barry, deklaroi: “Çdo burrë në këtë grup ka luajtur një rol në këtë sulm mizor. Qoftë duke mbajtur thikën, duke qëlluar, apo duke ndihmuar në fshehjen e të tjerëve, të gjithë janë përgjegjës. Ata do të kalojnë pjesën më të madhe të jetës pas hekurave, siç edhe meritojnë.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

27 September, 2025
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

27 September, 2025
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

27 September, 2025
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result