Ministria e Mbrojtjes paraqet ligjin e ri, kontroll shtetëror i rreptë për import-eksportin e armëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim publik projektligjin e ri “Për importin, eksportin dhe transitin e armëve të zjarrit, komponentëve kryesorë dhe municioneve”.

Qëllimi kryesor i këtij akti është forcimi i kontrollit shtetëror mbi transferimet ndërkombëtare të këtyre mallrave, duke synuar parandalimin e prodhimit dhe trafikimit të paligjshëm.

Ky projektligj është një hap thelbësor drejt harmonizimit të legjislacionit shqiptar me standardet më të larta ndërkombëtare, në përputhje me Rregulloren (BE) 2025/41 dhe Protokollin e Kombeve të Bashkuara për Armët e Zjarrit.

Projektligji i ri synon të vendosë masa më të forta dhe të detajuara për kontrollin e lëvizjes së armëve të zjarrit, me qëllim zbatimin e nenit 10 të Protokollit të OKB-së kundër krimit të organizuar ndërkombëta

Një nga pikat kryesore është përcaktimi i detyrave të Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), i cili do të jetë institucioni përgjegjës për licensimin dhe kontrollin e këtyre transferimeve deri në destinacionin përfundimtar. Ky Autoritet ka tashmë eksperiencë në kontrollin e mallrave ushtarake dhe të teknologjive me përdorim të dyfishtë.

Detajet kryesore të kërkesave të reja

Në thelb, projektligji sjell disa kërkesa të reja. Neni 6 përcakton se ndalohet importi i mallrave të pa-markuara, duke theksuar se armët e zjarrit lejohen për qarkullim të lirë vetëm nëse përmbushin kërkesat e markimit sipas ligjeve në fuqi.

Nga ana tjetër, përcaktohen qartë llojet e reja të autorizimeve për import dhe eksport, si:

Autorizime një të vetme, për një dërgesë, të vlefshme deri në 1 vit.

Autorizime të shumëfishta për dërgesa të shumta, të vlefshme deri në 3 vjet.

Autorizime Kombëtare të Përgjithshme që autorizojnë drejtpërdrejt eksportin nëse plotësohen kushtet specifike.

Projektligji gjithashtu parashikon procedurat e mbikëqyrjes dhe kontrolleve gjatë dhe pas dërgesës, si dhe futjen e një sistemi elektronik licensimi dhe rregullat për tarifat e aplikimit.

Me këtë hap, Shqipëria synon të forcojë kapacitetet e saj për të luftuar krimin e organizuar, duke pasur një sistem më efikas dhe transparent të kontrollit të tregtisë ndërkombëtare të armëve.

Share This Article