Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike ka votuar pro djegies së mandateve të deputetëve të saj në Parlametin shqiptar.
Lajmin e ka konfirmuar kryedemokrati, Lulzim Basha, i cili ka thënë se opozita e bashkuar ia kthen mandatet Kuvedit, të cilat janë mandatet më të pastërta.
Votimi është mbajtur para pak minutash, raporton Alb Uk Tv.
Djegia e mandateve vie një ditë para protestës, e cila është paralajmëruar të mbahet para Kuvendit të Republkës, i cili sipas demokratëve nuk egziston më.
Pro djegies së mandateve është shprehur edhe grupi parlamentar i LSI-së, parti tjetër opozitare.