Fondet për tërmetin, Yuri Kim: Presim transparencë dhe llogaridhënie

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka dalë me një deklaratë zyrtare këtë të mërkurë, fill pas takimeve të punës me kryeministrin Rama, Presidentin Meta dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

Përmes një deklarate nga ana e ambasadës së SHBA-ve, Yuri Kim është shprehur se ka diskutuar me palët në lidhje me hapat që duhet të ndërmarrë politika në javët dhe muajt e ardhshëm. Në fund të mesazhit të saj, Kim është shprehur se i siguron popullit shqiptar se SHBA-të do të jenë ‘aty pë të vëzhguar dhe kontribuar’.

Një mesazh tjetër ka qenë ai se ambasada e SHBA-ve do të ndjekë nga afër dhe procesin e rindërtimit, përfshi këtu dhe përpjekjet për  transparencë dhe llogaridhënie nga qeveria me fondet e marra nga konferenca e donatorëve në Bruksel.

Deklarata e Ambasadores:

Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi. Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar.

Share This Article