Lufta trondit sërish Turqinë dhe sjell frikë për Europën. Një raketë balistike e lëshuar nga Irani u shkatërrua nga mbrojtjet e NATO-s në Mesdheun lindor, por disa pjesë të municioneve ranë më vonë në provincën juglindore të Turqisë, Gaziantep.
Njoftimi erdhi nga Ministria turke e Mbrojtjes, që specifikon se nuk pati viktima apo të lënduar. Raportimet fillestare sugjerojnë se raketa ishte drejtuar për në aeroportin ushtarak Inxhirlik, në Turqinë jugore. Duke iu drejtuar Gardës Revolucionare të Iranit, ministria shtoi: “Turqia i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal. Megjithatë, ne përsërisim se çdo kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj territorit ose hapësirës ajrore tonë do të kundërshtohet me të gjitha masat e nevojshme, të marra me vendosmëri dhe pa hezitim”.
Ndërkohë, edhe disa ditë më parë, Turqia akuzoi Iranin se lëshoi një raketë në drejtim të territorit të saj, por qeveria në Teheran mohoi se ishte autore e sulmit.


