Spanja i ka konfirmuar më shumë se 1500 raste të reja të koronavirusit vetëm mes të premtes dhe të shtunës.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në këtë shtet tashmë ka shkuar në 5753, duke e bërë Spanjën vendin e dytë më të prekur nga koronavirusi në Evropë, pas Italisë.
Pritet që autoritetet e Spanjës ta shpallin gjendjes emergjente gjatë ditës së shtunë si masë për ta luftuar virusin nga i cili deri më tani i ka vrarë 136 spanjollë.
Qeveria i ka vendosur në karantinë të detyrueshme 60 mijë banorë të katër qytezave. Ky vendim u mor të premten, shkruan “Metro UK”.
Raportohet se kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, është pranë marrjes së vendimit për mbylljen e tërë hapësirës ajrore.
Ndryshe, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Evropën si epiqendër të re të pandemisë. Shumë shtete evropiane i kanë ndërprerë fluturimet dhe i kanë mbyllur kufijtë për shkak të përhapjes së madhe të virusit Covid-19.