ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini 5 hours ago
Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën 5 hours ago
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video) 5 hours ago
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti 6 hours ago
Kush është në kabinetin e ri të Keir Starmer? 6 hours ago
Next
Prev
Home UK

Liverpooli në pritje të mësojë se si do të mbarojë stinori

albnews by albnews
16 March, 2020
in UK
0
Liverpooli në pritje të mësojë se si do të mbarojë stinori
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Liverpooli ka pasur mundësinë që sonte të shpallet kampion i Premier Leagues së Anglisë për herë të parë pas 30 vjetëve, me fitore në derbin lokal ndaj Evertonit.

Por, stadiumi do të jetë i heshtur sonte, shkruan agjencia AFP, transmeton Koha.net.

Liverpoolit të Juergen Kloppit do t’i duhej që Manchester City të humbiste të shtunën në udhëtim ndaj Burnleyt dhe të fitonte sonte në “Goodison Park” për të festuar titullin.

Pavarësisht se çfarë do të ndodhte të hënën apo në javët në vijim, titulli i parë i Liverpoolit pas 30 vjetëve dukej formalitet.

Por, tash tifozët kanë mbetur të hamendësojnë se kur, dhe nëse, Liverpooli do të kurorëzohet kampion, pasi që koronavirusi ka shkaktuar kaos në kalendarin sportiv botëror.

Mesazhi që vjen nga Liverpooli është se ka çështje më të rëndësishme për të folur sesa për futboll, ndonëse klubi është aq afër titullit.

“Siç kam thënë më herët futbolli gjithmonë duket më i rëndësishmi nga gjërat më së paku të rëndësishme. Sot, futbolli dhe ndeshjet e futbollit nuk janë fare të rëndësishme. Nëse duhet zgjedhur mes futbollit dhe të mirës së përgjithshme të shoqërisë, atëherë nuk ka dilemë këtu. Vërtetë nuk ka”, ka thënë të premten në një deklaratë trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp.

RelatedPosts

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

Qëndrimi i Kloppit i ka fituar atij përkrahjen nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, që e ka falënderuar Kloppin për mesazhin e fuqishëm.

Tifozët e Liverpoolit, që kanë pritur gjatë të kthehen në majë të futbollit anglez, pajtohen me Kloppin, duke thënë se pandemia lë në hije futbollin.

Unioni i tifozëve të Liverpoolit i njohur si “Shpirti i Shanklyt” është fokusuar në dëmet që do të shkaktojë koronavirusi.

“Ne jemi në bisedime me klubin dhe kemi pyetur për siguri nëse gjithë stafi do të paguhet përkundër anulimeve. Po ashtu duhet të kemi në mendje ata që janë të cenueshëm. Anulimi i ndeshjeve të futbollit nënkupton goditje të rëndë për disa”, është thënë në komunikatë të unionit.

Liverpooli mori goditje në javët e fundit. U eliminua në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve nga Atletico Madridi dhe po ashtu u eliminua nga FA Cup nga Chelsea.

Por, në Premier League, Liverpooli ka një epërsi prej 25 pikëve ndaj përcjellësit të parë Manchester Cityt.

Me Alisson Beckerin në portë, Virgil van Dijkun në mbrojtje dhe me treshen shkatërruese në sulm të përbërë nga Roberto Firmino, Mohamed Salah e Sadio Mane, djelmoshat e drejtuar nga Juergen Klopp dukeshin të pathyeshëm.

Paul Hayward, në një shkrim për “Daily Telegraph”, ka thënë se Liverpooli do të kurorëzohet me titullin e 19-të të Anglisë, edhe nëse nuk luhen ndeshje tjera.

“Nëse stinori mbyllet më herët, natyrisht shikohet numri i ndeshjeve që është luajtur: kështu që 29 xhiro të zhvilluara nga 38 të mundshme, është numër i respektueshëm. Anulimi i stinorit 2019/20 do të ishte çmenduri”, ka shkruar Hayward.
 

Shefi ekzekutiv i klubit të Premier Leagues, Brighton & Hove Albion, Paul Barber ka thënë se nëse stinori vendoset të mos vazhdohet dhe të anulohet tërësisht, atëherë do të ishte padrejtësi ndaj Liverpoolit.

“Të gjithë në lojë respektojnë se çfarë stinori fantastik ka pasur Liverpooli dhe se çfarë skuadre fantastike ka. Por, njëjtë do të ishte e padrejtë për skuadrat që të largoheshin nga elita, kur kanë mbetur ende tetë, nëntë e dhjetë ndeshje deri në fund të stinorit”, ka thënë Barber për “BBC”.

E zëendëskryetarja e West Ham Unitedit, Karren Brady ka thënë se nëse stinori nuk do të mund të përfundohte, atëherë zgjedhja më fer do të ishte anulimi i tij.

“Por, do të ishte goditje e madhe për Liverpoolin, që mund të ndjejë se i është vjedhur titulli i parë pas 30 vjetëve”, ka thënë Brady për “The Sun”.

Askush nuk e di se kur dhe nëse do të rinisin garat e futbollit këtë stinor. Por, kur të rikthehet, shumë në futboll shpresojnë që Liverpoolit t’i ofrohet mundësia për të finalizuar këtë rrugë të gjatë drejt majës së futbollit anglez.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

6 September, 2025
Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

Starmer rivendoset pas debatit me Rayner, por trazirat e Partisë Laburiste janë një dhuratë për Reformën

6 September, 2025
Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

Arrestime të kryera në tubimin kundër ndalimit të aksionit për Palestinën në Londër (video)

6 September, 2025
Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

Angela Rayner: Luftëtarja e klasës punëtore të Partisë Laburiste që ra nga pushteti

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result