Në objektin e Qeverisë së Kosovës sonte është vendosur flamuri i Italisë, në shenjë solidarizimi me viktimat nga koronavirusi.
Sipas raportimeve të mediave, ditët e fundit, shifrat e të vdekurve janë afër 400.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i marrë hapat e domosdoshëm që t’i bëjë ballë kësaj pandemie. Jemi të përkushtuar në luftën kundër virusit Corona dhe do të fitojmë nëse të gjithë qëndrojmë në shtëpitë tona e do të kujdesemi për pastërtinë tonë.
Italia sot feston Ditën e Bashkimit. Në 159- vjetorin e saj Italia gjendet përballë një armiku me të cilin ajo dhe i gjithë globi do të triumfoj. Qytetarët e Kosovës i janë falënderues përherë shtetit tonë mik dhe gjithsecili prej nesh bashkëndjenë me ta.
Urime e dalshim faqebardhë!”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.