85 shtetas të Maqedonisë tashmë rezultojnë të prekur nga virusi korona. 9 rastet e reja për të cilat informoi sot Ministria e Shëndetësisë janë regjistruar në Shkup duke bërë që kryeqyteti të vazhdojë të mbaj vendin e parë në listën me numrin e të infektuarve me COVID-19.
“Gjatë natës janë shtuar edhe 9 raste të reja. Deri në orën 12 janë regjistruar 85 raste. Tashmë ka të infektuar në 6 qytete. Pacientja në frymëmarrje artificiale është një gjendje më të rëndë, njësoj si një natë më parë. Tre prej pacientëve kanë gjendje më të rëndë pneumonie. Të tjerët janë në gjendje stabile. Në gjendje stabile janë edhe personat që mjekohen në Dibër. Nga e hëna do të funksionojnë edhe dy punktet në poliklinikën në Çair dhe Janë Snadanski”, deklaroi Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë.
Mbi katër mijë persona mbeten në izolim, ndërsa numri i të infektuarve nëpër qytetet në vendin tonë është si në vijim:
Numri i infektuar nëpër qytete
Shkup -49 raste
Dibër -30 raste
Shtip -2 raste
Kavadarc -2 raste
Gostivar -1 rast
Ohër -1 rast
Sa u takon qytetarëve që kjo situatë i ka gjetur në shtete të tjera, Ministria e Jashtme të hënën do të organizojë fluturime humanitare për t’i kthyer në vend. Pas mbërritjes në Maqedoni, të njëjtët do të vendosen izolim të detyrueshëm të organizuar nga shteti për më së paku 15 ditë. Të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
“Bëhet fjalë për një numër prej rreth 2300 qytetarë të Maqedonisë në të gjithë botën. Përqendrimi më i madh është në kontinentin tonë, në shtete Evropiane. Qeveria na obligon neve si Ministri e Jashtme dhe Ministrinë e Transportit që të organizojmë fluturime humanitare për t’i kthyer qytetarët në shtëpi. Të gjithë qytetarët që nuk janë lajmëruar përmes numrave të telefonit në konsullatat e ambasadave, apo përmes e-mail-eve të tyre, të njëjtën kanë koha të bëjnë deri nesër në orën 18”, deklaroi Nikolla Dimitrov- Ministër i Jashtëm
Sot ka përfunduar prokurimi publik për aparate për frymëmarrje, por asnjë operator ekonomik nuk ka mundur të plotësojë kriterin për furnizim urgjent. Andaj MSH do t’i propozojë Qeverisë që ta zbatojë të njëjtën. Megjithatë Filipçe thekson se aparatet për frymëmarrje për momentin kemi mjaftueshëm. Qeveria po shqyrton mundësinë për sjelljen e masave shtesë dhe më shtrënguese për lëvizjen e qytetarëve, për të cilat do të diskutojë sot në mbledhjen që nis në orën 18. Ministri i Shëndetësisë duke filluar prej sot do të informojë njëherë në 24 orë për gjendjen me virusin korona në vendin tonë./Alsat/