ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd 10 hours ago
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 10 hours ago
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 10 hours ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 10 hours ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mjeku Tritan Kalo: Rrini në shtëpi që të mos kemi skenarin e Italisë

albnews by albnews
22 March, 2020
in Albania
0
Paralajmërimi: Virusi merret dhe nga të vdekurit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në një bisedë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, mjeku i Shërbimit Infektiv prof. Tritan Kalo është shprehur se vetëm përforcimi i masave në vendin tonë dhe ndërgjegjja individuale për të respektuar largimin social, mund të shmangë skenarët e ngjashëm me Italinë për infektimin nga COVID-19.

“Jam shumë dakort për masat e marra për distancimin social, është mirë që janë përforcuar, në mendimin tim mund edhe të pērforcohen më tepër. Sepse është e vetmja mundësi që u tregua efikase në eksperiencën kineze në ngadalësimin e sëmundjes dhe mbi të gjitha për ta shuar atë gradualisht. Nëse do të tregoheshim liberal, siç u treguan fqinjët tanë në Itali, me tej britanikët e spanjollët, kjo do të bëntë të shfaqeshin në vendin tonë skenarë të ngjashëm me to”, tha Kalo.

RelatedPosts

Pesë të mitur bëjnë për spital tre persona në Tiranë, sherri nisi se iu kërkuan të mos pinin cigare hashashi para lokalit

Asambleja e PS-së, Rama i hap rrugë zgjedhjeve në bashki: Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet Tiranës

Humbi jetën nga kontakti me energjinë elektrike, policia e Durrësit sqaron ngjarjen 

Duke ju përgjigjur interesit të ministres Manastirliu për gjendjen e të sëmurëve në infektiv, Kalo tha se 4 të sëmurët janë në gjendje mesatarisht të rëndë, por që e kanë të domosdoshme praninë në terapi intenaive.

“Të sëmurët në reanimacion janë në një gjendje mesatarisht të rëndë por që e kanë të domosdoshme praninë në mjedisë të terapisë intensive, pasi në çdo moment mund të bëhen objekt i ventilimit mekanik”, tha Kalo.
Sa i përket kapaciteteve ne Shërbimin Infektiv Kalo tha se po shtohen kapacitetet, ku aktualisht janë 16 vende që kanë respiratorë.

“Aktualisht është 12+4, plus është dhe një kat i veçantë i cili është parashikuar që 24 poste të jenë tashmë të pajisura për të vendosur ventilatorë në një moment nëse do të kemi shtrirje të formave të rënda të infeksionit tek këta të sëmurë dhe shkon pothuajse tek 36-40 poste të asistencës respiratore brenda strukturës së infektivit. Urojmë që të mbetemi në këto kapacitete për të mirën e njerëzve, pavarësisht se janë parashikuar dhe COVID 2 dhe skenare të tjerë”, tha Kalo.

Ministrja Manastirliu ka vlerësuar frymën e ekipit të Infektivit dhe sakrificën që po bëjnë në shërbim të të sëmurëve me COVID-19./Top Channel/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

11 September, 2025
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

11 September, 2025
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result