Në Open në Top Channel po flitet për përballje me pandeminë e koronavirusit. Në një lidhje skype foli ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku tregoi zhvillimet e fundit. Manastirliu tha se pritet që javën që vjen të rritet numri i të infektuarve.
E pyetur se Italia nuk jep shumë shpresë, e parashikuat këtë numër infektimesh?, ajo tha se “Italia dhe Spanja po përballe me një mal. Ne masat që kemi marrë duam që ta kalojmë si përballje me një kodër. Numri i të infektuarve është brenda skenarëve që kemi bërë. Pritet që javën që vjen ky numër të rritet. Ka studime që thonë se kjo situatë mund të zgjasë një muaj ose dhe 2 muaj”, tha Manastirliu.