29 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka bërë të ditur se janë konfirmuar edhe 29 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ndërsa janë testuar 2247 raste dhe janë konfirmuar gjithsej 333 persona në total. Deri më tani, dita e sotme është dita me më shumë të infektuar në Shqipëri.

Ndërsa viktima e fundit është një 67-vjeçar nga Tirana i cili ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv ndërsa prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv.

Share This Article