Rama i kënaqur me diskutimin me Bashën dhe Metën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta u zhvillua sot, nëpërmjet një video-konference, mbledhja e dytë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën që po kalon vendi nga përhapja e pandemisë globale COVID-19.

Ndërkohë rreth kësaj mbledhje ka pasur një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se mbledhja ishte e gjatë por e dobishme.

Rama shkruan se pati një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim.

Ndërkohë Rama  është shprehur i kënaqur me komunikim e Bashës dhe Metës në këtë mbledhje duke thënë se politika do të ishte ndryshe nëse do të ishte edhe në publik i njëjti komunikim.

“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe” shkruan Rama.

Share This Article