Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 53 pacientë të shëruar nga Covid-19. Sipas qyteteve: Shkupi-25, Kumanova-13, Prilep-5, Struga-1, Manastir-4, Ohri-1 dhe Koçani-4, njofton Telegrafi Maqedoni, përcjell GazetaExpress.
Dy persona vdiqën në Klinikën për Sëmundje Infektive, një paciente 58-vjeçar nga fshati Zhelinë-Tetovë dhe një pacient 81-vjeçar nga Kumanova. Të dy pacientët vuanin nga presioni i lartë i gjakut. Ndërsa në spitalin “8 Shtatori” ka ndërruar jetë një pacientë 47-vjeçar nga Kumanova dhe një pacientë 66-vjeçar ka ndërruar jetë në Manastir.
Në 24 orët e kaluara, janë kryer 289 teste, ndërsa janë konfirmuar 13 raste të reja të Covid-19, në: Shkup-4, Kumanovë-5, Prilep-2 dhe Tetovë-2.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostikuar me coronavirus në vendin tonë arrin në 1399.
Për 24 orët e kaluara janë shëruar 53 persona nga numri total i të prekurve nga Covid-19. Kjo tregon se në Maqedoni për momentin ka 553 pacientë të shëruar, apo mbi 8 herë më shumë se rastet me vdekje.