Prodhuesi amerikan i avionëve “Boeing”, thekson se certifikimi i modelve “737 MAX”, funksionimi i sistemit të tyre MCAS, kundër bllokimit, vihet në dyshim në tragjedinë e “Lion Air”, është bërë sipas rregullave të vendosura nga autoritetet amerikane.
“737 MAX u certifikua nga administrata federale e aviacionit amerikan (FAA) sipas kërkesave dhe proceseve që përbëjnë certifikimin e të gjithë avionëve të prodhuar nga Boeing”, theksoi prodhuesi amerikan ai avionëve.
“Boeing” shton gjithashtu se “FAA-ja, ka shqyrtuar konfigurimin përfundimtar dhe parametrat e shfrytëzimit të sistemit MCAS gjatë certifikimit të Boeing 737 MAX, duke dalë në përfundimin se ky sistem i përgjigjet të gjitha kërkesave rregullatore dhe certifikimeve të aplikuara”. Nga ana tjetër, FAA-ja është nën zjarrin e kritikave për certifikimin e këtij avioni, varianti i të cilit “737 MAX 8” është përfshirë në dy drama në pesë muaj./