- Ekonomia e eurozonës vlerësohet të jetë tkurrur me 3.8% në tremujorin e parë – më keq sesa në krizën financiare të vitit 2008. Shefja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde thotë se ekonomia e eurozonës mund të kontraktohet me deri në 12% këtë vit.
- Në Gjermani, Kancelarja Angela Merkel thotë se hapësirat e lojërave të fëmijëve dhe muzetë mund të rihapen dhe shërbimet e kishave mund të rifillojnë, nën rregulla të rrepta të distancimit shoqëror dhe higjenës. Por bisedimet e saj me krerët rajonalë nuk rezultuan në ndonjë lehtësim për shkollat e mbyllura ose ndeshjet e pezulluara të futbollit të Bundesligës. Dhe ajo tha se ishte ende herët për gjermanët që të rezervonin pushimet e verës.
- Në Francë, titulli i League One i është dhënë Paris Saint-Germain (PSG), 12 pikë të qarta në krye me 11 ndeshje të pezulluara. Ngjarjet sportive janë ndaluar në Francë të paktën deri në shtator për shkak të pandemisë.
- Kryeministri i Rusisë Mikhail Mishustin është me koronavirus. (BBC)
Lajmet më të fundit nga Europa

