Covid-19, 1.150 milionë të shëruar në mbarë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i personave që janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1 milion e 150 mijë.

Sipas faqes së internetit Worldometer, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani 1.150.497 persona kanë fituar betejën me koronavirusin.

Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (178.235), Spanja (148.558), Gjermania (130.600), Italia (81.654), Irani (78.422), Kina (77.713), Turqia (63.151) dhe Franca (50.784).

Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 247.466 njerëz, ndërkohë janë shënuar 3.553.313 raste.

Share This Article