Lulzim Basha mungoi në protestën e sotme të opozitës për të udhëtuar drejt Brukselit, ku takua me presidentin e PPE, Joseph Daul.
Në një postim në Twitter, Basha tha se Daul në emër të të gjithëve deklaroi se: “Ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias”.
Ndërsa shtoi se në këtë betejë politike ka mbështetjen e PPE.
“PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike”, shkroi Basha.