Për ish deputetin e PD-së, Oerd Bylybashi, Parlamenti është ilegjitim, sepse doli nga zgjedhjet e 2017 të cilat kanë cënuar të gjitha parimet.
Në një intervistë për Ora News, ai tha se është shumë e rëndësishme që reforma zgjedhore të vazhdojë punën e saj në këshillin politik.
”Debatet që ndodhën në parlament sot përsa i përket reformës zgjedhore dhe opozitës së bashkuar nuk kanë ndonjë rëndësi. Ai është një parlament krejtësisht ilegjitim, që nga momenti në të cilin ai u krijua me votimet e 2017 që janë votime të cilat kanë cënuar të gjitha parimet. Kushtetuese, të OSBE, ku shitblerja e votës dhe presioni mbi zgjedhësit ka qenë dominant. Për rrjedhojë, ato zgjedhje duhet të shpalleshin të pavlefshme mbi bazën e provave që kanë dalë deri më sot. Aq më tepër për faktin që ai parlament ka 82 mandate mbi bazën e Kushtetutës, të dalë nga zgjedhjet. Kurse mandatet e tjera janë pa bazë kushtuetese, janë anti kushtetuese dhe anti ligjore, dhe ai parlament nuk ka as votat normale të funksionimit, për çështje kaq të rëndësishme. Nuk ka ndonjë rëndësi të madhe. E rëndësishme është që reforma zgjedhore duhet të vazhdojë punën e saj në këshillin politik, dhe në grupin e punës politik dhe teknik”, tha ai.’