Mbretëria e Bashkuar: mund të testohen për koronavirusin të gjithë njerëzit nga mosha 5 vjeç e lart

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i shëndetësisë Matt Hanckock tha se tani mund të testohen për koronavirusin të gjithë njerëzit nga mosha 5 vjeç e lart

Ai foli në Parlament pasi në listën e simptomave të Covid-19 u shtuan humbja e shijes ose erës së bashku me ethe dhe një kollë të re të vazhdueshme.

Hancock tha që qeveria po “zgjeronte mundësinë e testimit më tej se kurrë më parë”. Ai shtoi se të dielën ishin kryer 100.678 teste.

Testimi në Angli dhe Skoci ka qenë i kufizuar te njerëzit me simptoma që janë punëtorë kryesorë dhe familjet e tyre, pacientët në spital, banorët mbi 65 vjeë në shtëpitë e përkujdesjes, dhe ata që duhet të punojnë jashtë shtëpisë.

Në Uells dhe Irlandën Veriore ishin thjesht punëtorët kryesorë, punonjësit e spitaleve dhe banorët e shtëpive të kujdesit.

Sekretari Hancock tha që përparësia për testimin do t’i jepej ende stafit të NHS dhe punonjësve dhe banorëve të shtëpive të kujdesit për “të mbrojtur më të prekurit tanë”.

Të dielën deri në orën 17.00 në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar 160 vdekje të tjera të koronavirusit duke çuar në total në 34.796 – shifra më e lartë e vdekjeve në Evropë./BBC

Share This Article