Më shumë se 4 850 670 raste infektimi dhe 320 255 të vdekur janë regjistruar në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit.
Ndër këto raste, të paktën 1 770 500 sot konsiderohen të shëruar.
Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar 4 242 vdekje të reja dhe 90 108 raste infektimi në mbarë botën.
Vendet që kanë regjistruar më shumë vdekje të reja në 24 orët e fundit janë SHBA me 1 305 Brazili me 674 dhe Britania e Madhe me 545.
Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 960 raste, përfshirë 4 634 vdekje dhe 78 241 të shëruar. 6 raste të reja infektimi u njoftuan midis të hënës dhe të martës.
Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 1 519 986 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 91 179 vdekje dhe 283 178 të shërime.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë, Britania e Madhe me mbi 35 341 vdekje për 248 818 raste, Italia me 32 169 vdekje për 226 699 raste Franca me 28 022 vdekje për 180 809 raste dhe Spanja me 27 778 të vdekur për 232 037 raste.
Europa – 1 927 826 raste (168 394 viktima).
SHBA dhe Kanadaja – 1 599 056 raste (97 175 viktima).
Amerika Latine dhe Karaibet – 551 473 raste (30 677 viktima).
Azia – 376 867 raste (12 695 viktima).
Lindja e Mesme – 297 381 raste (8 320 viktima).
Afrika – 89659 raste (2 866 viktima).
Oqeania – 8 414 raste (128 viktima).