Rreth 400 menaxherë, punëtorë gjermanë dhe familjet e tyre po kthehen në Kinë në fluturime çarter, pasi kompanitë multikombëtare po fillojnë të hapen përsëri.
Fluturimi i parë që transportonte 200 vetë u ngrit të premtën në mbrëmje nga Frankfurti dhe shkoi në Tianjin, transmetuesoi stacioni gjerman ARD.
Një tjetër fluturim është planifikuar të realizohet për në Shanghai të enjten e ardhshme.
Në Kinë ka më shumë se 5.200 kompani gjermane, në të cilat janë punësuar më shumë se një milion njerëz. Jens Hildebrandt, drejtori ekzekutiv i Dhomës Gjermane të Tregtisë në Kinën e Veriut, tha: “Ne e dimë se ka një kërkesë të madhe në komunitetin gjerman të biznesit për të rikthyer më shumë punonjës të huaj në Kinë”./BBC