Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka kërkuar që të hapet kufiri me Shqipërinë. Sipas tij, meqë Shqipëria ka vendosur ta hapë kufirin për Kosovën prej nesër, është e pakuptimtë që Kosova të mos e hapë kufirin për Shqipërinë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abrashi ka sulmuar edhe Lëvizjen Vetëvendosje për këtë çështje, duke thënë se për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste.
“Për bashkëpunim ndërshtetëror dhe kombëtar, duhen veprime konkrete e jo propagandë populliste. Çuditërisht, avokuesit e bashkimit kombëtar janë largu me Shqiperinë, e janë afru me fqinjët tjerë!”, ka shkruar Abrashi.