Emri i Murat Jasharit ishte temë e lajmeve vendore si kandidat për kryeministër në Qeverinë e përkohshme.
Kështu të paktën kanë propozuar disa figura kryesisht të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët janë shprehur se përfaqësuesi më i denjë për këtë post do të ishte njëri nga familja emblematike e kombit tonë, siç është Murat Jashari.
Rreth këtij propozimi, kushëriri i të lartcekurit, përndryshe edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili u shpreh se “për situatën ku jemi, ndoshta s’është ide e keqe”.
Megjithatë, ai mendon se për këtë fillimisht është dashur të njoftohej Murat Jashari dhe më pas të jepeshin deklarata mediatike.
“Mendoj që është dashur të jenë pak më të kujdesshëm, me e thirr me fol me të e pastaj me e dhënë propozimin”.
“Paraprakisht është dashur të konsultoheshin me Muratin. Liburnin e dëgjova, apo kushdo qoftë qe e ka propozuar, besoj qe e ka pasur me qëllim të mirë, por ishte dashtë me u ulë e me bisedu me Muratin. Ma merr mendja që nuk kanë folur paraprakisht me të”.
“Për mua është një gjë e re që s’e ka biseduar askush deri sot, por për situatën ku jemi, ndoshta s’është ide e keqe. Nuk e di”.
“Megjithatë tash mendoj që është gjithçka vonë, se nesër është seanca për Qeverinë e re. Kanë pasur kohë mjaftueshëm prej kur është votuar shkarkimi i Qeverisë për këto ide e propozime”, u shpreh ai për Klankosova