Ambasada amerikane ne Tirane terheq vemendjen per te gjithe ata shqiptare te interesuar per te shkuar ne Amerike, te shohin me kujdes kohen e skadimit te pasaportes.
Me nje shenim ne faqen e vet ne Facebook, Ambasada ben me dije se “ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit”. Por ka edhe nje tolerance, ja cila.
Postimi i ambasades se SHBA
Do të udhëtoni për në SHBA dhe pasaporta juaj është në prag të skadimit? Lutemi kini parasysh se sipas ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit. Gjithsesi, ju mundeni që të udhëtoni me të dyja pasaportat: të vjetrën me vizë të vlefshme dhe me pasaportën tuaj të re. #pyetanen