Militantët talibanë kanë sulmuar një pikë kontrolli të ushtrisë afgane në kufi me Afganistanin duke lënë të vrarë 20 ushtarë.
Nga sulmi mbetën të plagosur 8 pjesëtarë të ushtrisë afgane. Zëdhënësi i talibanëve Qari Yusouf Ahmadi, mori përgjegjësinë për sulmin në emër të grupit.
Sulmet e talibanëve ndaj forcave afgane janë shpeshtuar përderisa bisedimet e paqes mes përfaqësuesit të SHBA-së, Zalmay Khalilzad dhe talibanëve po vazhdojnë.
Qeveria afgane nuk merr pjesë në këto bisedime pasi talibanët refuzojnë të negociojnë me përfaqësues të saj.
Talibanët kontrollojnë pothuajse gjysmën e Afganistanit.
Ditë më parë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Zalmay Khalilzad, tha se ekziston “mundësia dhe gatishmëria për paqe”.
Ai shpreson se viti 2019 do të jetë “vit i paqes” për Afganistanin.