Kryeministrja britanike, Theresa May, që ndodhet në Bruksel për t’u përpjekur të arrijë një shtyrje të Brexit, duke negociuar me 27 krerët e tjerë europianë, shpreson që Britania e Madhe të mund të largohet nga Bashkimi Europian sa më shpejt të jetë e mundur.
“Dua që ne të mund të largohemi në mënyrë të rregullt dhe pa dëme sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi kryeministrja konservatore pasi mbërriti në samitin europian.
Ajo shtoi gjithashtu se “çdo shtyrje e dhënë nga BE-ja duhet t’i mundësojë Britanisë së Madhe që të largohet në çastin që do të ratifikojë traktatin e tërheqjes”.