103 raste me COVID-19 janë konfirmuar në Kosovë të enjten. Kjo është bërë e ditur të premten pasdite në konferencë për shtyp.
Të enjten janë testuar 459 mostra. Numri i të vdekurve ka arritur në 124, kurse të enjten janë shëruar 95 pacientë. Të enjten ishin gjashtë të vdekur.