Qytetarëve të Koresë së Veriut u është rekomanduar nga autoritetet që të hanë breshka, pasi vendi po kalon një krizë për shkak të koronavirusit.
Mbyllja edhe më shumë e kufijve nga pandemia ka shtuar varfërinë e njerëzve në shtetin që është goditur ashpër edhe nga sanksionet e Kombeve të Bashkuara gjatë viteve të fundit, pas ambicies së Kim Jong un për armë bërthamore.
Në faqen zyrtare të qeverisë lexohet: “Që në kohët e vjetra, breshkat janë përdorur për gatim pasi kanë shije të mirë dhe janë shumë ushqyese. Breshka ka proteina, aminoacide dhe vitamina që kurojnë hepatitin, tensionin e lartë dhe sëmundje të tjera. Veçanërisht, gjaku i breshkës është efikas ndaj diabetit dhe forcon imunitetin e fëmijëve”./A2CNN/