Instituti amerikan për gjeologji kumtoi se në Tibet është regjistruar tërmet i fuqishëm me intensitet prej 6,3 ballë sipas shkallës Rihter.
Epiqendra e dridhjes ka qenë në thellësi prej 10 kilometra në një rajon me popullsi të paktë. Ende nuk ka informata për viktima eventuale dhe dëm të shkaktuar material.