Pesë viktima dhe 102 raste të reja me Covid-19, shërohen 99 pacientë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve, nga gjithsej 1356 testime të realizuara, 102 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 jetë kanë ndërruar 5 pacientë ndërsa 99 pacientë janë shëruar.

“Rastet e reja janë janë regjistruar në: Shkup-39 raste , Kumanovë-11, Shtip-13, Prilep-3, Tetovë-2, Strugë-2, Manastir-6, Ohër-3, Kavadar-3, Gostivar-8, Radovish-1, Koçani -1, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Vinicë-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-4. Sot, Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 99 pacientë të shëruar nga: Shkupi-49, Shtipi-2, Tetova-10, Struga-17, Ohri-15, Gostivari-2, Strumica-1, Koçani-1, Kërçova-1, Resnja-1. Pesë persona kanë ndërruar jetë, një pacient nga Shkupi (70 vjeç), një pacient nga Kërçova (72 vjeç), një pacient nga Kumanova (64 vjeç), një pacient nga Prilep (48 vjeç) dhe një pacient nga Shtipi (76 vjeç). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Me rastet e reja, numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë shkon në 10315,  prej të cilëve 5663 janë shëruar ndërsa 471 persona kanë humbur betejën me sëmundjen Covid-19. Për momentin në vendin tonë ka 4181 raste aktive.

Share This Article