Kosovë, vdes edhe një mjek nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe një mjek në Kosovë ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.

Bëhet fjalë për Lulzim Kolgjerajn, doktorin nga Prizreni që ka shërbyer në shëndetësinë primare në QMF në këtë komunë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kreu i komunës, Mytaher Haskuka.

Postimi i plotë:

Pas tri javë hospitalizimi në QKUK, sot betejën ndaj koronavirusit ka humbur një profesionist i dalluar mjekësor, doktor Lulzim Kolgjeraj.

Dr. Kolgjeraj i ka shërbyer shëndetësisë primare në Prizren për rreth tri dekada dhe ka qenë specialist i mjekësisë familjare në QMF në Gjonaj. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë komunitetin shëndetësor.

Në emrin tim personal dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Prizrenit, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Kolgjeraj dhe kolegët e tij.

Zoti jua lehtësoftë dhimbjen!.

Share This Article