India gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 61.537 raste të tjera të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19), duke shënuar për dy ditë radhazi mbi 60 mijë infeksione të reja të raportuara dhe mbi 500 mijë infeksione për vetëm nëntë ditë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së kaluar po ashtu u raportuan 933 vdekje të reja nga koronavirusi, duke e çuar në 42.518 numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara ka shkuar në rreth 2.1 milionë, ndërsa numri i pacientëve të shëruar në 1.4 milionë.
Pesë shtetet më të prekura përsa i përket rasteve të zbuluara janë Maharashtra (490.262), Tamil Nadu (279.144), Andhra Pradesh (206.000), Karnataka (158.254) dhe kryeqyteti Delhi (142.723).
Në mbarë vendin për virusin COVID-19 janë testuar rreth 23.4 milionë persona të dyshuar.
India është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, së bashku me SHBA-të dhe Brazilin.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), kjo ashtë dita e katërt radhazi që India po regjistron numrin më të madh të infeksioneve të reja ditore në të gjithë botën.