Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është shëruar nga Covid-19 dhe të hënën pritet të kthehet në zyrë.
Shefi i ekzekutivit ka qenë në izolim që prej dy gushtit kur njoftoi se kishte rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri. Siç deklaroi në atë kohë, përveç kollës nuk pati shenja të tjera.
Lajmin për shërimin e Hotit e dha këshilltari i tij përmediat, Xhavit Beqiri, i cili shtoi se detaje të mëtejshme do të bëheshin të ditura më vonë.