Presidenti amerikan, Donald Trump përshëndeti sot shifrat e rritjes ekonomike amerikane në tremujorin e parë, që tejkaloi parashikimet e analistëve në nivelin 3,2%.
“Kjo është një shifër e pabesueshme”, deklaroi Trump që nga baza ushtarake “Andrews”, pranë Uashingtonit, para se të fluturonte për në Indiana.
“Ne kemi një rritje ekonomike fantastike dhe një inflacion shumë të ulët. Ekonomia jonë po ecën shumë mirë”, theksoi presidenti amerikan./ATSH/