Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot kompleksin e memorialit të Besëlidhjes së Mesaplikut dhe ka vlerësuar rëndësinë historike të bashkimit të Labërisë.
Meta shprehet se “kënaqësi të vizitoja kompleksin memorial të Besëlidhjes së Mesaplikut, një prej ngjarjeve madhore që udhëhoqi Labërinë dhe Jugun e vendit në kryengritjet antiosmane të drejtuara nga Zenel Gjoleka”.
“Besëlidhja e Mesaplikut luajti rol të rëndësishëm për të ndezur ndjenjat patriotike për liri dhe ishte një burim frymëzimi edhe për bashkimin dhe ngritjen e Labërise dhe gjithë Jugut në Luftën e Vlorës në vitin 1920”, shprehet ai./ATSH/




