Pak para përfundimit të afatit të vendosur për debat parlamentar për përbërjen e qeverisë së re, është votuar Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut, që do të udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev.
Qeveria është votuar me 62 vota pro dhe 51 kundër. Në përbërjen e re qeveritare do të jenë: LSDM dhe koalicioni “Mundemi”, BDI dhe PDSH.
Në qeverinë e re do të jenë dy zëvendëskryeministra shqiptarë, kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit të mandatit, dhe 7 ministra tjerë shqiptarë, 6 nga BDI dhe 1 nga Lëvizja BESA.