• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Pse po rritet lëvizja kundër vaksinave, gjatë një pandemie gobale?

Pse po rritet lëvizja kundër vaksinave, gjatë një pandemie gobale?

by albnews
4 September, 2020
in Bota
0
7
VIEWS

Nga David Crow & Kiran Stacey

Grir Mekvej këmbëngul se ajo nuk është “aspak kundër vaksinave”. Ajo vetë ka bërë të gjitha vaksinat që i takojnë, dhe e ka vaksinuar të birin kur ishte fëmijë. Por sot ajo druhet se zhvillimi i një vaksine kundër koronavirusit, po bëhet përmes një nxitimi të rrezikshëm, pjesërisht për të përmirësuar perspektivat e Donald Trump përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA.

“Kjo situatë është e ndryshme, për shkak të politikës që po ndërhyn dhe shpejtësisë me të cilën po zhvillohen vaksinat. Sinqerisht, unë nuk i besoj këtij presidenti!”- thotë Mekvej, një këshilltare e komunikimit nga Kalifornia, dhe mbështetëse e Partisë Demokratike.

Zonja Mekvej, 53-vjeçe, është një nga amerikanët e shumtë që tashmë  po “ngurrojnë të vaksinohet”, dhe që më herët nuk e kanë identifikuar veten me lëvizjen kundër vaksinave, e cila tradicionalisht ka qenë e dominuar nga republikanët libertarianë, dhe ata në të majtë që predikojnë përfitimet e mjekësisë alternative, dhe janë rreshtuar kundër kompanive të mëdha farmaceutike.

“Unë nuk bëj pjesë në asnjë kategori”- thotë ajo. Sipas një studimi të YouGov/Yahoo News në muajin korrik, më pak se 50 për qind e amerikanëve pranuan se do ta bëjnë vaksinën ndaj koronavierusit, kur ajo të jetë në dispozicion. Pjesa tjetër tha ose “Jo” ose “Nuk jam i sigurt”.

Përkundrazi, zonja Mekvej ka frikë se Trump do të ushtrojë presion ndaj Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) për të aprovuar shpejt një vaksinë përpara zgjedhjeve. Ajo citon si dëshmi vendimin e FDA-së për të lejuar përdorimin e hidroksilklorinës kundër virusit, përpara se të tërhiqej, kur disa studime treguan se ilaçi në fjalë nuk sillte ndonjë efekt shumë pozitiv tek pacientët.

Ajo është gjithashtu mosbesuese ndaj Operacionit “Warp Speed”, ku qeveria amerikane u ka dhënë miliarda dollarë kompanive farmaceutike – përfshirë 1.2 miliardë dollarë për “AstraZeneca” dhe 1.6 miliardë për “Novavax” – për të prodhuar qindra miliona doza të vaksinës së tyre, pa provat e plota klinike se ato janë efektive dhe jo të rrezikshme.

Zbulimi i një vaksine para zgjedhjeve, mund të rritë shanset e Donald Trumpit në zgjedhje, pasi do t’i jepte mundësinë të vetë-shpallej hero kundër një sëmundje që deri tani ka vrarë më shumë se 171.000 amerikanë. Por ekspertët e shëndetit publik, druhen se ky nxitim mund të çojë në një forcim të qëndrimeve kundër vaksinimit tek njerëz si zonja Mekvej.

Dy vaksina tashmë janë aprovuar – një në Rusi dhe tjetra në Kinë – ndërsa 8 të tjera janë në fazën e fundit të testeve klinike. “Qëndrimet kundër vaksinimit po forcohen shumë”- thotë Heidi Larson, drejtore e Projektit të Besimit ndaj Vaksinës në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

“Shumë njerëz që nuk do ta kishin imagjinuar kurrë më parë, thonë tani se lobi kundër vaksinimit ndoshta ka të drejtë në ato që thotë”- thekson ajo. Harvi Fineberg, kryetari i një komiteti për koronavirusin i ngritur nga Akademia Kombëtare e Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë, thotë:”Unë jam i shqetësuar për njerëzit që janë kundër vaksiminimit, për arsye irracionale të bazuara në mosbesimin ndaj çdo gjëje që thotë presidenti Trump”.

Sondazhet tregojnë se ndërsa pandemia po vazhdon, qytetarët amerikanë janë bërë më pak të sigurt për sigurinë e një vaksine. Një sondazh nga YouGov në muajin maj, zbuloi se rreth 55 për qind e të rriturve në SHBA, thanë se do të vaksinoheshin kundër Covid-19.

Në fund të korrikut, kjo shifër ra në 41 për qind, shumë më pak se sa 60-70 për qind e popullsisë që sipas ekspertëve të shëndetit publik është e nevojshme të vaksinohet për të arritur “imunitetin e tufës”. Xho Bajden, rivali demokrat i Trumpit në këtë garë, i ka shfrytëzuar këto sondazhe si një provë se presidenti po nxit skepticizmin ndaj vaksinave.

Por mosbesimi ndaj vaksinave është i lartë edhe tek vende të tjera me të ardhura të larta. Sipas një studimi më të fundit nga “Wellcome Trust”, një organizatë bamirëse britanike, më pak se gjysma e francezëve besojnë se vaksinat janë të sigurta.

Në Ukrainë – vendi më skeptik në botë ndaj vaksinave – kjo shifër është vetëm 29 për qind.

Shqetësimet mbi vaksinimin ndryshojnë nga një vend në tjetrin, por shpesh ato artikulohen edhe nga njerëz që nuk u besojnë teorive konspirative. Shumë prej tyre janë tejet të arsimuar, dhe kanë po aq të ngjarë të jenë liberalë sa edhe konservatorë.

“Studiuesit e mi kanë gjetur grupe në Facebook, që nuk kanë asnjë lidhje me vaksinimet, dhe që papritmas shpërndajnë keqinformime rreth tyre. Bota është aktualisht e mbushur me mllefe dhe emocione, dhe debati rreth vaksinave ka qenë një mundësi që ky zemërim të shpërthejë”- thotë Larson

Një shembull është mënyra se si përkrahësit e “QAnon”, një rrjet konspiracionistësh pro-Trumpit, që po përndajnë gjithnjë e më shumë materiale kundër vaksinimit. Ata kanë promovuar teorinë e rreme se koronavirusi u zhvillua dhe u përhap me qëllim nga Bill Gejtsi, bashkëthemeluesi dhe promovuesi kryesor i vaksinimit si mjeti më i sigurt për të garantuar shëndetin e njerëzve.

Por pjesa më e madhe e dyshimit, buron nga shpejtësia e madhe përmes të cilës po zhvillohen vaksinat kundër koronavirusit. Rekordi i mëparshëm për zhvillimin e një vaksine ishte 4 vjet për atë kundër shytave, dhe kjo më shumë se 5 dekada më parë. Nëse një vaksinë do të provohet si e suksesshme në tetor, atëherë do t’i jenë dashur vetëm 9 muaj.

Edhe disa drejtues të kompanive farmaceutike, si Ken Frezier, kreu ekzekutiv i “Merck”, kanë paralajmëruar mbi rreziqet e lëvizjes shumë të shpejtë drejt një vaksine. Kundërshtarët

e vaksinave, përdorin si argument faktin se disa kompani janë duke përdorur një teknologji relativisht të re të quajtur “ARN-ja lajmëtare”, që përpiqet të ndryshojë makinerinë proteinike të trupit.

Në fund të qershorit, Keri Madej, një mjeke nga Xhorxhia, SHBA, që kundërshton prej kohësh vaksinimet, postoi në YouTube ​​një video që është parë më shumë se 407.000 herë,

në të cilën ajo përzien të vërtetat në lidhje me vaksinat e mRNA – siç është fakti që ato po studiohen tek njerëzit pa u testuar më parë tek kafshët – me teori të çuditshme.

Ajo paralajmëron se vaksinat dhe “produktet e saj ndihmëse” si aplikacionet shëndetësore, mund të përdoren për të “krijuar një specie të re”, që mund të lidhet me “një broëser të inteligjencës artificiale”. Videoja mbyllet me lutjen e mjekes që shikuesit ta shpërndajnë kudo videon në mediat sociale.

Dr.Madej ka të drejtë për një gjë:beteja për të formësuar opinionin publik mbi vaksinat, do të fitohet ose humbet në internet, shprehet Neil Xhonson, profesor i mjekësisë në Universitetin Xhorxh Uashington. Xhonson botoi së fundmi një artikull në revistën shkencore “Nature”, ku thekson se lëvizja kundër vaksinimit po e fiton luftën e informacionit në internet, pasi është e organizuar rreth “grupimeve” më të vogla, që janë në gjendje të depërtojnë tek grupime njerëzish të pavendosur.

Administratorët e forumeve në internet, janë të përqendruar tek fluksi i lajmeve mbi vaksinat, dhe i shfrytëzojnë me shpejtësi zhvillimet që mund të përdoren për të mbështetur qëndrimin e tyre. Në fillim të këtij muaji, grupet kundër vaksinimit në Facebook, u ngazëllyen nga lajmi se “AstraZeneca” kishte siguruar mbrojtje ligjore nga çdo lloj përgjegjësie lidhur me pasojat e vaksinave të saj.

Ata e paraqitën këtë lajm si një provë se vaksina e pritshme e kompanisë farmaceutike kundër Covid-19, do të shkaktojë efekte anësore serioze tek ata që do vaksinohen. “Edhe nëse një person i pavendosur nuk ndikohet nga të gjitha argumente që ata japin, kjo mjafton që ata të bëhen hezitues”- thotë Xhonson.

Një pyetje që ngrenë ekspertët e shëndetit publik, është se sa lëvizja kundër vaksinimit po rritet në mënyrë organike, dhe sa ajo është duke u nxitur nga një grup aktivistësh të pakët në numër, por të mirë-organizuar dhe mirë-financuar.

Një studim vitin e kaluar zbuloi se shumica e reklamave kundër vaksinimit në Facebook, rridhnin nga vetëm dy burime:një organizatë me seli në Kaliforni e quajtur “Stop Vaksinimit të Detyrueshëm” dhe “Projekti Botëror i Mërkurit”, i drejtuar nga Robert F.Kenedi Xhunior, djali i Robert F.Kenedit dhe nipi i ish-presidentit Xhon Kenedi.

Pavarësisht se kush qëndron pas rritjes së lëvizjes kundër vaksinimit, zyrtarët e shëndetit publik në SHBA, e dinë se duhet të veprojnë shpejt për ta ndalur zgjerimin e saj, nëse duan që çdo lloj vaksine kundër Covid-19 të sigurojë në fund “imunitetin e tufës”.

Një pjesë e përpjekjeve, kanë të bëjë me një komunikim publik me efektiv, sidomos në internet. Por studiuesit sugjerojnë edhe taktika të tjera. Një raport i Universitetit Xhon Hopkins në korrik, rekomandoi vaksinimin e njerëzve në një mjedis më familjar sesa spitalet dhe qendrat e mëdha shëndetësore, si dhe ndërmarrjen e fushatave sensibilizuese të udhëhequra nga drejtuesit në komunitete dhe jo vetëm nga mjekët.

Nga ana tjetër, shumë ekspertë të shëndetit publik kanë frikë se imponimi i qeverisë nuk ka të ngjarë të jetë efektiv, përkundrazi do ishte kundër-produktiv. Por të tjerë besojnë se shtimi i numrit të njerëzve që shprehin dyshime mbi vaksinën kundër Covid-19, është momental dhe se gjithçka do të zbehet pasi vaksina të jetë një realitet.

Dr.Fineberg thotë se shumë nga vaksinat që janë kundërshtuar në të kaluarën, kanë qenë për sëmundje që ishin zhdukur prej kohësh nga qarkullimi, ndërsa koronavirusi është një rrezik real dhe i afërt. / “Financial Times” – Bota.al

Previous Post

Media në tranzicion: Të jesh i pavarur në Shqipëri, ende konsiderohet tabu

Next Post

Intervista / Anthony Fauci:Vaksina kundër Covid-19 në dhjetor ose janar, ja kur pritet të godasë pandemia e ardhshme…

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak!

18 May, 2025
“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont
Bota

“Rusia është e kënaqur, Ukraina flet për kërkesa”, analiza e DW: Armëpushimi nuk duket në horizont

17 May, 2025
Next Post
Intervista / Anthony Fauci:Vaksina kundër Covid-19 në dhjetor ose janar, ja kur pritet të godasë pandemia e ardhshme…

Intervista / Anthony Fauci:Vaksina kundër Covid-19 në dhjetor ose janar, ja kur pritet të godasë pandemia e ardhshme…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM