Ditën e sotmeu zhvillua shorti për zgjedhjen e 8 gjyqtarëve që do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor.
Shorti u zhvillua në prani të publikut, përfaqësuesve të KQZ, partive politike, organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe drejtësisë.
Kolegji Zgjedhor nuk ishte funksional pasi gjyqtarët kanë ngelur në procesin e vettingut.
Në garë ishte dhe ish-kreu i KED-së Ardian Dvorani i cili nuk u zgjodh nga shorti.
Fituesit shortit për Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor:
- Sokol Ibi
- Manjola Xhaxho
- Edlira Petri
- Emona Muçi
- Asim Vokshi
- Gentian Medja
- Esmeralda Çeka
- Alma Kolgjoka