Aziri: Qeveria dështoi me menaxhimin e pandemisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Elmi Haziri nga ASH-ja i ftuar në emisionin “Rruga drejt”, gjatë debatit mbi menaxhimin e pandemisë, tha se qeveria e asaj kohe, por edhe tani në mandatin e dytë nuk ka pasur dhe nuk ka një plan as shëndetësor dhe as ekonomik.

Ai kujtoi se gjatë pandemisë në muajt prill-maj qeveria nuk kishte asnjë plan, ajo u pa qartë kur merrte vendime brenda ditës dhe në mbrëmje mbyllte qytete të tëra, si në rastin e Kumanovës, ku më pas paniku dhe nevoja e popullatës për t’u furnizuar me ushqime e vështirësonte edhe më tej situatën.

“Opinioni e di se në fazën fillestare të pandemisë kur qeveria merrte vendime “ad hoc” ku në orën 4 merrte vendime dhe në orën 7 mbyllte qytete të tëra dhe gjatë asaj periudhe kishte vërshime të popullatës për t’u furnizuar me ushqime. Kjo e vështirësonte edhe më tej situatën. Këta kanë qenë të pandjeshëm, sidomos në fazën fillestare qeveria ka qenë e goditur nga kriza dhe nuk kanë pasur asnjë plan ndërsa të tjerët informonin se pandemia do të vazhdojë gjatë, por këta, qeveria, nuk arrinte të përgatiste një plan menaxhimi”, tha Aziri.

Share This Article