ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça 6 hours ago
Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja 6 hours ago
Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident 6 hours ago
Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President 10 hours ago
Stoli i Juventusit, Spalletti është i preferuari 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Mustafa paralajmëron AAK-në: Nëse kushtëzoni koalicionin me Presidentin, shkojmë në zgjedhje

albnews by albnews
16 September, 2020
in Kosova
0
Mustafa: Kurti ka nxitur veprimin e LDK-së për mocion mosbesimi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit. Ai tha se ky post nuk mund të zgjidhet pa u konsultuar me partitë opozitare, Partinë Demokratike e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, më e lehtë do ishte bashkëpunimi me PDK-në për këtë çështje, pasi partia e drejtuar nga Albin Kurti kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe nuk krijon hapësirë për të hapur çështje të tjera.

RelatedPosts

Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

Prokuroria Speciale publikon pamje nga arrestimi i prokurorit: Ndalohet për 48 orë

Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit

“Posti i presidentit nuk mund të zgjidhet nëse ne nuk kemi bashkëbisedim edhe me subjektet e tjera, me PDK dhe me VV. Në këtë situatë është më lehtë të bisedohet me PDK, dhe më vështirë është që të gjendet zgjidhje me VV. Ajo është shprehur që të shkohet në zgjedhje të reja.  Nuk krijon hapësirë të diskutohet për çështje të tjera. Në këtë moment nuk jam për zgjedhje të reja, sepse mendoj se neve nuk na përgjigjen zgjedhjet nga aspektin se po humbim shumë kohë. Zgjedhjet e reja, unë dyshoj se prapë do na sjellin sërish në të njëjtën situatë”, tha Mustafa në Euronews.

Ai thotë se ka biseduar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me kreun e PDK-së, Kadri Veselin për zgjedhjen e presidentit, por deri tani shton se nuk është propozuar asnjë emër konkret për këtë post kyç në Kosovë.

“Nuk kemi diskutuar akoma me ta për ta zgjeruar koalicionin, por kemi biseduar jo në mënyrë të drejtpërdrejtë me z. Veseli për çështjet e presidentit. Sepse çdo sfidë që do ta kemi me presidentin, nuk mund ta kapërcejmë edhe pa PDK, ose alternativisht edhe VV, sepse duhet të kemi votat.  Në asnjë bisedë që kemi pasur me Veselin, nuk kemi biseduar për asnjë emër. Emri i vetëm që është thënë, por që është thënë nga partia e tij është emri i zotit Haradinaj, por ai është emër i propozuar nga Aleanca, por nuk është trajtuar në asnjë nga subjektet e tjera”, tha ai.

Nëse AAK-ja do të kushtëzojë votën në këmbim të zgjedhjes së Haradinaj në postit të presidentit, z. Mustafa tha se kjo rrezikon prishjen e marrëveshjes dhe çuarjen e  vendit në zgjedhje të reja.

“Unë mendoj se do të ishte, dhe është, jo parimore që ajo të kushtëzohet. Nëse vijmë tek kushtëzim, e prishim qeverinë, shkojmë në zgjedhje dhe nuk kemi alternativë tjetër se do ishte gabim. Po flas për parimet, sepse nuk mund të shkojmë me një qëndrim të tillë që të votojmë presidentin për arsye se po na kushtëzojnë koalicionin, nëse e kemi punën ashtu, atëherë shkojmë në zgjedhje”, tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça

Të gjithë pas Fisnik Asllanit: Bayern në “pole position”, e ndjek edhe Barça

27 October, 2025
Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

Enver Hoxhaj: Gjykata Speciale ishte kërkesë e partnerëve – nëse nuk e krijonte Kosova, do ta bënte OKB-ja

27 October, 2025
Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident

Trump lë të hapur mundësinë e mandatit të tretë presidencial, por refuzon kandidimin si zëvendëspresident

27 October, 2025
Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President

Guvernatori Newsom, kundërshtar i fortë i Trump, konfirmon planet për 2028: Do të shqyrtojë kandidaturën për President

27 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result