Helmimi i opozitarit rus, agjenti nervor është gjetur në shishen e ujit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dyshime të reja kanë dalë në shesh në lidhje me helmimin e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Sipas agjensisë Ruters, agjenti nervor që u përdor për të helmuar Navalny, është gjetur në një shishe uji në dhomën e tij të hotelit në qytetin siberian të Tomsk.

Diçka të tillë e ka bërë të ditur vetë Navlny me anë të një video në Instagram, ku disa mbështetës të tij janë futur në dhomën e hotelit.

Ata kanë gjetur provat pas kërkimeve të bëra në sendet e mbetura, duke hedhur poshtë pretendimet që lideri i tyre është helmuar në aeroport.

Navlny u sëmur rëndë gjatë një udhëtimi me avion, teksa u dërgua më urgjencë për kurim në Berlin të Gjermanisë. Laboratore të ndryshme në Gjermani, Francë dhe Suedi kanë dalë në konkluzionin se Navalny është helmuar me një agjent nervor Novichok, i përdorur nga ushtria sovjetike.

Share This Article